Katër orët e para të procesit, KQZ: Kanë votuar 12% e zgjedhësve

AKTUALITET


Deri në orën 11:00 të së dielës, pjesëmarrja  në votime në të gjithë vendin, sipas KQZ-së, ka qenë 12%. Ky është informacioni zyrtar që jep Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmmjet zëdhënses për shtyp, Drilona Hoxhaj.

“Deri tani pjesëmarrja në votime është: 12%. Kjo është një e dhënë paraprake, e cila ndryshon në bazuar në informacionin që Qendrat e Votimit kanë përcjellë në qendrën  e të dhënave në KQZ. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i’u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota”. Pjesëmarrja e deritanishme mund të konsiderohet e kënaqshme, duke pasur parasysh faktin që opozita nuk merr pjesë në zgjedhje.


Ndërkohë, zëdhënsja e KQZ-së u shpreh se në shtatë qendra në Postribë të Shkodrës votimi ende nuk ka filluar, ndërsa në një qendër janë djegur materialet zgjedhore, ndërsa në 53 Qendrat e Votimit në Vaun e Dejës procesi vijon normalisht.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë  hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore. Vlen të theksohet se,  53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht”.




Skip to toolbar