Ikën Zaev, Maqedonia e Veriut cakton datën për zgjedhjet e parakohshme

Maqedonia do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 12 prill 2020. Data u vendos gjatë mbledhjes së liderëve të partive politike me presidentin e vendit Stevo Pendarovski.

Pas marrjes së “jo” nga BE për negociatat, kryeministri Zaev dha dorëheqjen duke rrëzuar qeverinë. Presidenti Pendarovski vendosi që deri në mbajtjen e zgjedhjeve vendi do të drejtohet nga qeveria teknike 100 ditëshe dhe në krye të saj do jetë vetë ai.  

Në takim ishin të pranishëm kryeministri dhe lideri i LSDM, Zoran Zaev, lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, lideri i BDI, Ali Ahmeti, Ziadin Sela, Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Menduh Thaci.  Tashmë Maqedonia e Veriut do përgatitet për zgjedhje të parakohshme, ndërsa në prill 2020 qytetarët do vendosin për qeverinë e re.

Zoran Zaev tha se data u arrit me  konsensus të plotë mes palëve.

“Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga na e Spanjës dhe ne të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Zaev.

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Zijadin Sela tha se u zgjodh pikërisht kjo datë sepse deri atëhere Maqedonia e Veriut pret anëtarësimin e vendit në NATO.

“Ne ishim të vetmit që e zbukuruam këtë takim sepse ishim prezent bashkë më një zonjë. Ajo që tanimë është konfirmuar, më 12 prill shkojmë në zgjedhje, ne si parti ishim të gatshëm, por 12 prilli u zgjodh për arsye se deri atëherë presim anëtarësimin e vendit në NATO. Qytetarët më 12 prill kanë shans që ta kthejnë shpresën tek të rinjtë, të cilët kohëve të fundit po braktisin shtetin në pamundësi që të prosperojnë këtu”, tha Sela.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e cilësoi takimin tejet konstruktiv, ndërsa tha se të gjitha partitë janë shprehur të vendosura për të punuar fort, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në familjen e madhe të BE.

“Mund të them se ky është takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternativa e jonë e vetme është Bashkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar.  Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri”- tha Ahmeti.

Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri Conte: Aksioni qeverisë mbaron këtu

“Aksioni i qeverisë përfundon këtu. Salvini ka ndjekur interesa personale partiake”, ka qenë kjo fjalia hapëse e fjalimit të kryeministrit Giuseppe Conte përpara Senatit. Në këtë mënyrë, kryeministri italian, pa përvojë të mëparshme në politikë, që mori drejtimin e qeverisë në qershor të vitit 2018, lajmëron dorëheqjen. Ai erdhi në politikë nga auditoret e universitetit si profesor i të drejtës, duke marrë drejtimin e qeverisë italiane pas marrëveshjes që Lega Nord arriti me Lëvizjen Pesë Yjet një vit më parë.

Dy partitë populiste, euroskeptike, siguruan më shumë vota në zgjedhjet e marsit 2018, por koalicioni është përçarë kohët e fundit për shkak të shumë mosmarrëveshjeve. Në këto kushte, Italia pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat i ka kërkuar Salvini. Kreu i Lega Nord, mori një mbështetje të madhe elektorale gjatë zgjedhjeve të majit për Parlamentin Europian, duke u renditur forca e parë në Itali.

Rezultati i votimeve për eurodeputetët, duket se i ka krijuar bindjen Salvinit se ai mund të fitojë zgjedhjet në Itali, duke qeverisur i vetëm. Gjatë seancës së jashtëzakonshme që ka nisur pasditen e të martës në Senatin italian, kryeministri Giusepe Conte ka akuzuar ndihmësin e tij, Matteo Salvini, si njeriu që ka thelluar krizën, “duke ndjekur interesat personale”, ka thënë Conte, duke shtuar: “Ka ardhur dita e llogarisë. Në Senat, kriza de facto, dy javët e fundit është thelluar. Ne nuk kemi nevojë për njerëz me fuqi të plota, por për njerëz me kulturë institucionale dhe sens përgjegjësise”.

Zgjedhjet e parakohshme, Thaçi: Javën tjetër nisin konsultat me partitë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të nis javën e ardhshme konsultimet dhe negociatat me partitë politike për vendosjen e datës për zgjedhjet e parakohshme. Edhe pse ende nuk është asgjë zyrtare, mediat kosovare thonë se 8 shatori është një datë e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Thaçi tha se do të bëjë gjithçka ka në dorë për të ruajtur dhe respektuar parimin Kushtetues të ndarjes së pushteteve dhe sigurimin e rendit juridik.

 “Çdo hap që do të ndërmarrë presidenti do të jetë në përputhje vetëm me interesat e qytetarëve dhe interesat shtetërore. Duke filluar nga java e ardhshme do t’i fillojë konsultimet me partitë politike/koalicionet për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë që çojnë në tejkalimin e situatës së krijuar nga dorëheqja e kryeministrit”, thuhet në njoftimin për mediat të presidentit Thaçi

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj më 19 korrik nga posti i kryeministrit i kërkoi Presidentit mbajtjen e  zgjedhjeve të parakohshme në vend. Haradinaj dha dorëheqjen pas ftesës së marr nga Prokuroria Speciale në Hagë, për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Tsipras pranon humbjen, thërret zgjedhje të parakohshme

Partia SYRIZA e Kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras humbi në zgjedhjet e Parlamentit Europian përballë opozitës konservatore të kryesuar nga Demokracia e Re. Kjo humbje, që në fakt nga partia në pushtet ishte meduar se do të ishte një votë besimi për politikën e qeverisë, e ka detyruar Tsiprasin të japë dorëheqjen dhe të thërrasë zgjedhje të përgjithshme parlamentare, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe atyre të përgjithshme.

Lajmin për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, Alexis Tsipras e dha nga selia e partisë së tij mbrëmjen e së dielës mbrëma, ku deklaroi se “rezultati nuk ishte në përputhje me pritshmëritë tona”. Më herët, udhëheqësi i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis kërkoi dorëheqjen e Trsipras dhe mbajten e zgjedhjeve të përgjithshme në Greqi. “Greqia ka nevojë për një qeveri të re. Është e qartë se populli grek ka humbur besimin e tij për këtë qeveri”, tha ai.

“Kryeministri duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Ai duhet të japë dorëheqjen dhe vendi duhet të mbajë zgjedhje kombëtare sa më parë që të jetë e mundur. Dielli po ngrihet mbi një Greqi më të ndritshme, një që ka vuajtur shumë, por ka gjetur forcën për të ndryshuar,” shtoi Mitsotakis. Ai premtoi të punojë shumë për të ndryshuar kursin e Greqisë në një Europë në ndryshim.

Video skandali, Austria shkon në zgjedhje të parakohshme

Video skandali i zv.kancelarit Heinz-Christian Strache ku shfaqej në afera korruptive, ka tronditur themelet e qeverisë. Duket se Austria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe lajmin e ka dhënë vet kancelari austriak Sebastian Kurz në një deklaratë për mediat.

Kurz tha se i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme, pas skandalit, dhe kjo nënkupton edhe dorëheqjen e kancelarit. Kurz, i cili kryeson Partinë Popullore të qendrës së djathtë dhe udhëheq qeverinë e koalicionit të Austrisë, tha se ai e kishte bërë pozicionin e tij të njohur te presidenti Austriak Alexander Van der Bellen.

“Pas videon së djeshme skandaloze, duhet të them mjaft sinqerisht: Mjaft më me të tilla korruptime.”-ka deklaruar Kurz

Skip to toolbar