Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka qenë ndër votuesit e parë në zgjedhjet për kryetar bashkie. Numri dy i qeverisë ka shkuar në orën 07:10 minuta në Liceun Artistik, ku ka hedhur votën për të zgjedhur kreun e ri të bashkisë së Tiranës.
Më pas, Erion Braçe ka folur për mediat duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që shkojnë dhe të votojnë. Ndërsa ka treguar dhe arsyet pse ka votuar kaq herët.
“Votoni, asgjë tjetër. Mua më duhet të ndjek edhe dy zona të tjera në Fier e Divjakë, por edhe pse është freskët. Më mirë të votohet tani në mëngjes. Zgjidhni orët e mëngjesit e më pas shihni punët tuaja”,- tha ai.
“Zgjedhje ka, zgjedhjet po bëhen në datën dhe në orën e caktuar. Zgjedhjet i delegjitimon vetëm mungesa e standardeve, ndaj i bëj thirrje të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin. Të ndalojnë vendimin familjar”.