Zaev: Nëse nuk hapen negociatat, rrezikon të bjerë qeveria

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë një takimi me gazetarët në Bruksel, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhej me të ardhmen e qeverisë dhe stabilitetit në vend. “Nëse vendi nuk merr një datë për fillim të negociatave, ekziston rreziku të bie Qeveria” ka thënë Zaev ndërsa mendon se shtyrja e datës për hapjen e negociatave mund të rris rrezikun e forcimit të forcave nacionaliste dhe humbjen e shumicës në Kuvend.

“Nëse vendosin të mos na japin datë, do të ketë mundësi të bie Qeveria. Kjo qeveri stabile me të gjitha këto vendime pozitive, ka gjasa menjëherë ta humbë shumicën në Kuvend. Kjo për shkak se deputetëve u premtuam se sigurisht do të marrin vendim pozitiv nga BE-ja nëse ecim përpara. Ajo do të thotë se qytetarët do të inkurajohen të mbështesin nacionalizimin, radikalizmin dhe ajo nuk është në të mirë as të vendit tonë e as rajonit. Ato janë opsionet dhe ne frikësohemi nga ai variant.”- tha Zaev

Ashtu si për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësim, ndërsa pritet që vendimi përfundimtar të merret nga Këshilli i Europës.

Doli keq në zgjedhje, Zaev njofton ndryshime në qeveri

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mbledhur mbrëmë strukturat drejtuese të partisë së tij, Social-Demokrate ku edhe ka njoftuar ndryshime rrënjësore në qeveri, për shkak të rezultatit jo të mirë në zgjedhjet presidenciale.

 “Do të ketë ndryshime në postet ministrore. Do të ndërrohen më shumë se një e treta e ministrave, që nënkupton qeveri të re. Do të ketë ndryshime edhe në pozicionet tjera në qeveri. Çdokund ku është regjistruar arrogancë dhe mungesë të rezultateve do të ketë ndryshime”, ka deklaruar Zaev pas mbledhjes së organeve partiake që ka zgjatur deri rreth mesnatës.

Ndryshimet në qeveri dhe parti, Zaev i ka paralajmëruar për shkak të rezultatit jo të mirë në zgjedhjeve presidenciale. 

Megjithëse partia e tij që ishte në koalicion me 31 parti tjera, arriti të fitonte, rezultati ishte shumë i ngushtëm vetëm prej 5 mijë votash. Ky rezultat ka nxitur Zaev që të  ndërmarrë ndryshime në qeveri që pritet të ndodhin brenda qershorit.

Haradinaj darkon në shtëpinë e Zaev: Bashkëpunim për të ardhmen euro-atlantike!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten e tij, Anita, ka bujtur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Haradinaj ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook, ku shfaqet së bashku me homologun Zaev dhe bashkëshortet reskeptive, duke shkruar edhe një koment për darkën miqësore në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore.

“Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve!”, ka shkruar Haradinaj.

Skip to toolbar