Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dënuar ish ministrin Saimir Tahiri me 3.4 vite burg të konvertuar në ‘shërbim prove’, u komentua edhe nga kryetarja e grupit parlamentar demokrat në parlament, Rudina Hajdari.
Deputetja Hajdari u shpreh e zhgënjyer nga vendim i gjykatës, pasi dështoi të bënte historinë dhe dha një dënim të papërfillshëm. Për Hajdarin drejtësia tregoi me vendimin e saj të sforcuar se është ende në presionin e politikës.
“Ndërkohë që gjykata dështoi të bënte histori me një dënim të papërfillshëm, drejtësia tregoi se është ende nën presionin e politikës. Duket si një hap i sforcuar për gjykatën me vendimin “shërbim prove” për një zyrtar të lartë, por që në të vërtetë zhgënjeu një popull të tërë.” ka thënë deputetja e opozitës së re.” shkruan Hajdari në facebook.
Mbrëmjen e të enjtes, rreth orës 22:00, gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që të hedh poshtë të 3 akuzat për ish ministrin Tahiri atë të korrupsioni, trafikut të drogës dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal me arsyetimin se nuk kishte prova të mjaftueshme. Në verdiktin e saj gjykata vendosi se Tahiri ka ‘shpërdoruar detyrën” dhe për këtë e dënoi me 5 vite burg, që me gjykimin shkurtuar pranuar më herët shkon në 3.4 muaj burg. Ky dënim për ish ministrin do të konvertohet në “shërbim prove”.