Skandal te Rangers, Grezda nën hetim, pështyu kundërshtarin

SPORT


Eros Grezda do të përballet me një hetim të skuadrës së tij Rangers, pasi akuzohet se ka pështyrë lojtarin e skuadrës së Ballymena. Sulmuesi nga Gjakova po aktivizohet prej kohësh me ekipin e dytë të Rangers, pasi nuk është në planet e Steven Gerard. Në sfidën kundër Ballymena, në fund të takimit, sipas mediave në Britaninë e Madhe, mësohet se Eros Grezda ka pështyrë një futbollist të skuadrës kundërshtare. Bëhet fjalë për Andrew Burns.

Mësohet se tensionet kanë nisur gjatë ndeshjes në fushën e lojës me lojtarët kundërshtarë, duke përfunduar me xhestin anti-sportiv ndaj kundërshtarit. Ndërkohë, një zëdhënës i skuadrës së Rangers, është shprehur për mediat se “për çfarëdo veprimi të lojtarit të tyre do të nisë një hetim”.  


Ndërkohë, trajneri i skuadrës kundërshtare është shprehur se Grezda ka kërkuar falje për xhestin, por kjo nuk e shpëton atë nga hetimi. Futbollisti i kombëtares shqiptare, luajti 84 minuta në takimin që Rangers fitoi 1-0 ndaj Ballymena. Grezda nuk aktivizohet me skuadrën e parë të Rangers që pas fitores 3-0 ndaj Motherwell në prill të këtij viti.




Skip to toolbar