Takimi i ndihmës sekretarit amerikan në SPAK/ Zheji: Inkurajim për të hedhur një hap më të fortë, priten arrestime të tjera

Më të fundit


Analisti Artur Zheji komentoi në emisionin “Real Story” takimin e Todd D. Robinson, ndihmës sekretarit amerikan për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit me prokurorët e SPAK.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zheji tha se me këtë vizitë, priten arrestime të tjera në vend.


“Mendoj se është më e thellë se kaq. Pas kthimit nga SHBA të Dumanit dhe grupit, Berisha kaloi në arrest shtëpie. Pas këtij takimi me katër sy, arrestime të tjera priten. Fakti që ndihmës sekretari ka takuar Dumanin, mendoj se është një prelutë për arrestime. Semafori jeshil dhe inkurajim për të hedhur një hap që do këmbë të fortë muskuloze“, tha Zheji.

Ndërkohë, analisti Skënder Minxhozi tha se Prokuroria e Posaçme ka kaluar nga mandati i parë, të cilin e cilësoi si ‘vegjetal, në të dytin ‘mishngrënës’.

“Ne kujtojmë marrëveshje të vjetra, afrime, largime, sherre, vitet ’90 dhe vitet 2000, një gjë në këtë ekuacion historik nuk ndryshon dhe këto janë protagonistët e këtij ekuacioni. Në vend që politika të jetë një lloj zeje me term kohor që të jepet si atribut për ta shfrytëzuar në një kohë të caktuar, politika po rikthehet sërish në një profesion pa kohë, kur ti hyn dhe nuk del më kurrë, tjetërsohesh, rinovohesh, del në opozitë, kalon hetime, gjen dy miq në prokurori. Pra, kjo klasë politike nga kjo po nuk të hoqi vdekja nuk të heq asgjë. Jemi në mesin e dekadës së katërt, dhe protagonistët janë po ata. Kemi folur për një mandat të parë të SPAK shumë vegjetal, që nuk ndodhi asgjë. Ky është një mandat shumë mishngrënës.“, tha Minxhozi./abcnews.al




Skip to toolbar