Takimi me Olta Xhaçkën në Bruksel, Dendias ngre çështjen e arrestimit të Fredi Belerit

AKTUALITET


Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias është takuar sot në Bruksel me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka.

Siç njofton edhe kryediplomati grek, gjatë takimit është diskutuar për arrestimin dy ditë para zgjedhjeve të kandidatët të opozitës në Himarë, Fredi Beleri.


“Në vijim të takimit të sotëm të #BE #FAC në #Bruksel, FM @NikosDendias u takua me homologun e #Shqipërisë @xhacka_olta. Gjatë diskutimit u ngrit çështja për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himare, Fredi Beleri”, shkruan Dendias në llogarinë e tij në rrjetet sociale.




Skip to toolbar