“Pash një njeri të dëshpëruar dhe me mllef që nuk e pranonte dot që kishin dalë fjalët” kjo ishte deklarata e gazetares Klodiana Lala në “Real Story” në News 24, kur foli për takimin që kishte pasur me prokurorin e plagosur Arjan Ndoja. Lala tha se arriti ta takonte prokurorin, pas dijeninë e policisë, dhe parti një bisedë të shkurtër me të
“Pash një njeri të dëshpëruar. I shpëtova policisë, i rrëshqita nga duart. Përtej dëshpërimit pashë mllefin e njeriu që nuk e pranonte dot që kishin dalë fjalët. Më tha që nuk kam investuar për këtë. Unë kam investuar për një karrierë tjetër, por jam këtu. Do flas për këtë në një moment të dytë.” tha Lala
Gazetarja Lala tha se hetimet dhe deklaratat e dëshmitarëve flasin se me shumë mundësi target e atentatit ishte Rrumi, duke cituar edhe një deklaratë të shoferit të tij, i cili ndiqte nga pas makinën e prokurorit. Sipas Lalës, shoferi i makinës së “Rrumit” e kishte kuptuar se po ndiqeshin, por fillimisht kishte menduar se mos drejtuesi po merrej me celularin. Lala tha se shoferi në njëfarë mënyrë shprehet se atentati nuk ka qenë ndaj prokurorit.
“Gjasat dhe hetimet flasin se Rrumi ka qenë shënjestra. Rrumi ishte njeri që ruhej. Shoferi në një farë mënyre koncepton dhe pranon se trageti nuk ishte prokurori. Shoferi tha se e kishte parë makinë që i ndiqte, por mendoi se po merrej me celularin. E kuptoi që po e ndiqnin kur nuk iu përgjigj me dritat. Ata janë shpëtuar nga fati, pasi sulmi ka qenë jashtëzakonisht i ashpër. Nëse makina nuk do të kishte përfunduar në kanal në atë pozicion, atëherë ato nuk do ishin gjallë tani. Aq shumë është ashpërsuar krimi sa nuk ka pyetur fare se ka qenë makina e një prokurori” tha Lala