Talenti portugez mbërrin te Milan, priten vizitat mjekësore për kontratën

SPORT


Rafael Leao është transferimi i fundit i Milanit. Edhe pse mungon zyrtarizmi, sulmuesi ka mbërritur në Itali dhe ditën e mërkurë do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore, para se të hedhë firmën në kontratë. Leao shihet si një potencial i madh për të ardhmen, i cili është vetëm 20 vjeç.

Megjithatë, portugezi ia doli të fitonte vëmendjen në sezonin e kaluar, ndërsa ishte pjesë e skuadrës së Lilë na kampionatin francez. Lojtari ndodhet në zyrat e klubit për të saktësuar edhe më shumë çështjet e kontratës.

Kështu, trajneri Xhampaolo do të ketë sulmuesin e tij, ndërsa Leao vjen si zëvendësues i Kutrones. Megjithatë, ky transferim nuk përjashton interesimin e Milanit për Angel Korrea të Atletiko Madrid. Por, për argjentinasin priten lëvizje sapo të sistemohet edhe Andre Silva në klubin e ri.



Skip to toolbar