Opozita e re parlamentare tashmë përfaqësohet nga 3 grupe Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Pas grupit parlamentar Demokrat dhe atij të deputetëve të Pavarur, të hënën është zyrtarizuar krijimi i grupit të ri të quajtur Grupi Parlamentar i Partive të Djathta.
Në krye të tij është zgjedhur kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi, ndërsa anëtarë janë: Kostaq Papa, Ervis Meçe, Koçi Tahiri, Zef Shtjefni, Selami Jenisheri dhe Ramazan Gjuzi.
Më herët nga opozita e re janë krijuar dhe dy grupe të reja, një i kryesuar nga Rudina Hajdari dhe një tjetër nga Nimet Musai.
Ndërsa maxhoranca përfaqësohet në kuvend vetëm me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë ka 4 grupe parlamentare, pavarësisht mungesës së PD dhe LSI.