Të hënën shorti i 1/16 në Champions League

CHAMPIONS LEAGUE


Champions League do të mësojë të hënën 8 sfidat e vlefshme të raundit të 1/16-ave.

Shorti do të hidhet në Nyon, dhe pritet që nga goglat të dalin të paktën dy përballje gjigandësh.

Klubet të cilat kanë dalë nga vendet e para në grupe janë të gjitha skuadra të mëdha, nisur nga Real Madrid, Bayern, Juventus, PSG, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Borussia Dortmund.

Në vendet e dyta gjenden gjithashtu dy skuadra shumë të forta, Barcelona dhe Atletico Madrid të cilat nuk mund të shpresojnë për kundërshtarë të lehtë pasi do të kenë me patjetër një prej vendeve të para.

Më i favorizuari nga të gjithë është Real Madrid. Skuadrave të të njëjtit vend nuk i lejohet të përballen në 1/16-at dhe kështu ‘Los Blancos’ automatikisht evitojnë përballjet me Barcelonën, Atletico Madrid, por edhe me Sevilla-n. Për madrilenët kundërshtarët e mundshëm janë Atalanta, Lazio, Porto dhe Leipzig, në letër të kalueshme.

Të hënën shorti hidhet në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës.



Skip to toolbar