“Të ikin gjithë humbësit”, Kadilli: Të çlirojnë PD, përgjegjësit dhe dembelët

Më të fundit


Në studion e “Tirana Live” ka qenë i ftuar ish-kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli, i cili fillimisht ka folur në lidhje  me rezultatin e zgjedhjeve të “14 Majit”, një rezultat që ai e kishte parashikuar më parë në ABC News.

Kadilli tha se nuk ishte e nevojshme të shikonim rezultatin e zgjedhjeve  për të kuptuar se në çfarë gjendje është opozita, e cila ka marrë humbjen më të rëndë në histori.


Humbja kaloi edhe ato pritshmëritë më skeptike, është humbja me e rëndë e opozitës. Njerëzit shpeshherë nuk duan ta pranojnë të vërtetën, nuk ishte e nevojshme të vinin zgjedhjet që të shihej situata.

Unë besoj se është më e shëndetshme e vërteta e hidhur, se sa të bësh manipulatorin e të vërtetës. Unë kam preferuar të them të vërtetën edhe pse kjo ka pasur koste momentale personale” tha fillimisht Kadilli.

Ditën e sotme krye i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas përfundimit të takimit me Sali Berishën nuk e pranoi humjen por tha se do të nisë procesin e kontestimeve ligjore. Për këtë Kadilli tha se në vendin tonë gjithmonë ka refuzim nga ana e humbësve edhe pse në një farë mënyre kanë të drejtë, pasi ata që janë në pushtet abuzojnë me të gjitha mjetet e mundshme, por shton se Metës dhe Berishës i duhet një alibi dhe të refuzojnë reflektimin, që do të ishte gjëja e duhur në këto momente.

Gjithmonë ka refuzim për rezultatin e humbjeve. Gjithmonë ka shkelje, ata që janë në pushtet abuzojnë me shumë mjete dhe ky është vendimi i tij për të mbijetuar në politikë. Metës dhe Berishës i duhet një alibi dhe të refuzojnë reflektimin.

Reflektimin e parë e pati shoqëria. Politika e tanishme ka nevojë për reflektim. Unë shqetësohem si njeri, si do t’ia dalim që të ndërtojmë një opozitë gjithëpërfshirëse.

Dy partitë që kanë këta janë personale. Ata që janë te Rithemelimi duhet të pyesin veten janë në partinë Berisha apo PD. Nëse janë në PD, duhet ta sfidojnë Berishën dhe ta largojnë atë. Nëse janë berishist janë në rregull.

Opozita sot është ashtu siç e do Edi Rama. Unë  jam i çliruar nga emrat, por jam këtu për të bërë gjëra ndryshe” shtoi ai.

Pas humbjes turpëruese nisën lëvizjet e para, kryetarin e PD në Shënkoll që dha dorëheqjen dhe kërkoi që e gjithë partia dhe Berisha duhet të reflektojë. Kadilli tha se është më shumë i interesuar të shohë reflektimin që do të bëjnë qytetarët. Sipas opozita e mori një mesazh nga Shkodra dhe Kamza, që i treguan se ajo nuk është një alternativë.

Unë jam shumë i interesuar të shoh reflektimin e çdo qytetari. Mesazhi  që dha Shkodra dhe Kamza ishte mesazhi që votuesi i tha opozitës ti nuk je alternativë. Në këtë moment duhet reflektim, ata nuk presim a do të mbijetojë apo jo Berisha, por a do të ketë alternativë për t’i shkurtuar ditët Ramës.

Nëse do të quhesh demokrat apo socialist duhet të kërkosh që në parti të respektohen rregullat e hapjes së lojës” shtoi Kadilli.




Skip to toolbar