Ish-kandidati për deputet i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti është rikthyer në burg, pasi akuzohet se ka kërcënuar përmes një shkrimi në facebook, kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin. Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit në Kosovë, Arbër Jashari tha se Haxhi Hoti i është komunikuar masa arrest me burg për 30 ditë, pasi Gjykata e Apelit ka miratuar ankesën e Prokurorisë që të shfuqizojë masën e sigurisë që Gjykata Themelore e Prishtinës ndërmori javën që shkoi ndaj Hotit.
“Është aprovuar ankesa e prokurorisë, pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Të pandehurit në fjalë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, duke u llogaritur nga dita e arrestimit”, ka deklaruar Jashari.
Hoti u arrestua më 28 dhjetor 2019, nga Policia e Kosovës, pasi deklaroi se Kurti ose duhet të ikte nga Kosova, pse të vritej. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Vetëvendosjes që kallëzuan penalisht Hotin.