Të shtëna me armë gjatë një ndeshje futbolli në Meksikë, 3 të vdekur dhe 1 i plagosur
Në një video të bërë virale në rrjet, shihen futbollistët, arbritrat dhe asistentët duke vrapuar e shtrirë në barë, në përpjekje për t’u mbrojtur nga plumbat që fluturonin mbi kokat e tyre.

Disa dëshmitarë u thanë mediave lokale se disa burra që mbërritën me një makinë të bardhë u shfaqën në vendngjarje duke gjuajtur disa armë duke mbjellë terror në stadium.
