Të shtëna me armë në Laprakë, policia identifikon autorin, në kërkim të tij

AKTUALITET


Policia njofton se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Laprakë ku një person ka qëlluar me armë pas një konflikti të çastit. Policia e ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të tij, ndërkohë ka sekuestruar automjetin e personit të shpallur në kërkim.

“Më datë 18.07.2019, rreth orës 23:10, në rrugën “Lord Bajron” ka patur një konfliktit të çastit mes shtetasit M. J dhe një shtetasi të paidentifikuar, i cili ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë pa shkaktuar pasoja.

Si rezultat i reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, u bë i mundur identifikimi i personit  që ka përdorur armën e zjarrit, konkretisht shtetasi A. S., 27 vjeç,  banues në Tiranë, i  dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, i cili është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Po nga tërësia e veprimeve u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të shtetasit A. S”, njofton policia e Tiranës.



Skip to toolbar