Përgjaket vigjilja e ndërrimit të viteve

AKTUALITET


Tronditet kryeqyteti. Vriten me automatik dy motra në zonën e “Astirit”. Mësohet se autori i identifikuar si Përparim Tela, shtetas maqedonas ka qëlluar me armë bashkëjetuesen e tij dhe më pas dhe motrën e saj, duke i lënë të vdekura në vend. Viktimat janë me inicialet K.B. dhe ZH.M.

Dyshohet se pas krimit, autori ka plagosur dhe veten, por është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet, teksa ka ngritur postblloqe dhe pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit.

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë dy motrat që u mbetën viktimat të krimit makabër, paraditen e sotme në kryeqytet. Autori, i identifikuar si Përparim Ademi është shpallur në kërkim.

Mësohet se Kristina dhe Përparimi kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin, por një konflikt i çastit mes tyre ka çuar në një fund tragjik. Dyshohet se 59-vjeçari ka qëlluar me armë ndaj dy motrave duke i lënë të vdekura në vend.



Skip to toolbar