Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur

AKTUALITET


Të shtëna me armë në Tiranë, teksa nga informacionet e para raportohet për një person të plagosur.

Mesohet se i plagosur ka mbetur një 20-vjeçar, i identifikuar si Reginaldo Kaçorri. Burime nga vendngjarja thonë se 20 vjecari është qëlluar nga dy persona.


Ngjarja ka ndodhur në një lokal, pranë kompleksit Dinamo, dyshohet pas nje konflikti te castit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, teksa ka nisur hetimet dhe 20-vjeçari është transportuar në spital.




Skip to toolbar