Të shtëna në Mitrovicë, një i vrarë dhe dy të plagosur

KOSOVA


Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 11:27 në Tregun e Gjelbër, në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësite policore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Zahiti tha se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë. “Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin”, ka thënë ndër të tjera Zahiti.



Skip to toolbar