Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Grudë të Shkodrës, ku dy persona kanë qëlluar në drejtim të banesës së një 63 vjeçari, fatmirësisht pa shënuar viktima apo të plagosur. Policia njofton se dy personat që kanë qëlluar me armë janë vëllezër dhe janë banues në lagjen Skëndërbeg të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në fshatin Grudë.
Të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, të cilët kanë qëlluar me armë në drejtim të shtëpisë së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.