Vrasësi i Reçit dhe lidhja me Armando Gjinin, u maskua si femër

AKTUALITET


Vrasësi i Kastriot Reçit që u qëllua për vdekje me snajper ditën e martë në qytetin e Rrëshenit ka qenë i maskuar si femër dhe ka qëlluar nga shtëpia e shokut të Armando Gjinit, një prej personave të vrarë si rezultat i hakmarrjes mes dy fiseve në fjalë.

Në mënyrë që të humbiste gjurmët dhe policia ta kishte të vështirë identifikimin e tij vrasësi ka përdorur një paruke femrash.  Ky detaj ka dalë në pah pas verifikimit të pamjeve filmike që policia ka sekuestruar nga bizneset e zonës përreth ku mbeti i vrarë Kastriot Reçi.


Nga pamjet filmike duket se autori i vrasjes ka mbajtur një paruke femrash ndërsa ka ecur në një mënyrë që gjatë gjithë kohës ka mbajtur të fshehur fytyrën, duke bërë akoma më të vështirë identifikimin e tij nga policia.

Ndërkohë, banesa nga ku u qëllua biznesmeni ishte e shokut të Armando Gjinit, ky i fundit u vra në qendër të Rrëshenit në gusht të vitit 2019. Armando Gjini njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike.




Skip to toolbar