Teknologjia e së ardhmes, Çipi që do mundësojë lidhjen Tru-Kompjuter

Më të fundit


Miliarderi dhe sipërmarrësi, Elon Musk ka prezantuar nismën e tij për lidhjen e trurit njerëzor me një kompjuter. Kjo do të arrihet vetëm përmes një mikrocipi dhe disa fijeve super të holla sa 1/10 e qimes së flokut. Këto fije përmes Ëireless mund të lidhen e një kompjuter apo pajise të ndryshme ku do të bëhet edhe transportimi i të dhënave.

Teknologjia është zhvilluar nga kompania “Neuralink” e Elon Musk. Kompania tha se kjo teknologji ka për qëllim për të ndihmuar njerëzit me dëmtime të rënda në tru,  për të kuruar sëmundje të rëndësishme dhe të ndihmojë në garantimin e të ardhmes së njerëzimit si një lidhje civilizimi me Inteligjencën Artificiale.

Kjo pajisje me mikrocip kërkon një ndërhyrje minimale, pasi fijet janë njësoj si neuronet njerëzore dhe më pas do të jetë në gjendje të mundësojë kontrollin e një kompjuteri me anë të trurit njerëzor.



Skip to toolbar