Telefonata çon në pranga 32 vjeçarin që shpërndante drogë

AKTUALITET


Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin L.H. 32 vjeç i cili akuzohet për shitjen e dozave të vogla të drogës. Arrestimi i tij është bërë i mundur falë telefonatës së bërë nga një qytetar në numrin 112 të policisë.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit nga qytetari forcat e policisë kanë reaguar në kohë dhe kanë bërë të mundur arrestimin  e 32-vjeçarit që shpërndante lënde narkotike në doza të vogla.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit të mësipërm iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale doza dhe grirëse lënde narkotike, armë e ftohtë (thikë) dhe vlera monetare (euro), të dyshuara të falsifikuara.

Policia fton qytetarët të denoncojnë  në numrin 112 apo “Komisariatin Dixhital”  çdo rast të paligjshmërisë, duke garantuar ruajtjen e anonimatit.



Skip to toolbar