Telefonata që nuk i shpëtoi/ Itali, adresa e gabuar vonoi mbi një orë ndihmën nga policia

AKTUALITET


Detaje tronditëse dalin në dritë nga tragjedia e familjes shqiptare Kola në Itali. Katër familjarët, babai Arti Kola bashkëshortja Jonida djali Hajdar, 22 vjeç, elektricist dhe vajza Xhesika, 15 vjeçe, humbën jetën pasi u helmuan nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre në lagjen Rughi në provincën Luka  të Toskanës.

Mediat italiane raportojnë se djali i familjes, Hajdari kishte telefonuar emergjencën në orën 19:58 duke i thënë se  motra e tij ndihej keq.

I riu arriti të fliste 11 minuta, por më pas Hajdari humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit. Fatkeqësisht ai i kishte dhënë adresën e gabuar, duke ngatërruar numrat, 168 në vend të 186, dhe kjo vonoi ndërhyrjen e ambulancës për disa minuta vendimtare.

Në orën 20:03 ambulanca mbërriti në zonë por nuk gjeti shtëpinë dhe kërkoi ndihmën e fqinjëve dhe më pas të karabinierëve për të lokalizuar adresën e saktë. Vetëm rreth orës 21:46 ekipet e urgjencës arritën te dera e banesës.

Vëllai i kryefamiljarit Turim Kola, ishte ai që hyri në shtëpi bashkë me karabinierët dhe në dëshmi është shprehur se nuk arriti dot ta shpëtonte familjen pasi humbi ndjenjat për shkak të mungesës së oksigjenit.

Familja ishte zhvendosur në banesë prej vetëm 6-7 muajsh dhe problemet në kaldaja dyshohet se shkaktuan rrjedhjen e gazit helmues. Komuniteti në Luka u trondit nga ngjarja, ndërsa shokët e klasës së Xhesikës vendosën lule para banesës së tragjedisë.



Skip to toolbar