Tema: Redjan Rraja, prokuroria sekuestron telefonin e Kejvina Kthellës

AKTUALITET


Policia shoqëroi dhe mori në pyetje një numër të madh personash në lidhje me atentatin mafioz ndaj prokurorit Arjan Ndoja, të cilët mendohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen. Mes tyre u mor në pyetje dhe iu sekuestrua telefoni edhe një modele të njohur shqiptare. Burime për Gazetën Tema thonë se modelia është Kejvina Kthella dhe dyshohet se ka një marrëdhënie me Redjan Rraja, i arrestuar nën dyshimet si autori i ngjarjes. Kthella dhe Rraja kishin komunikime të shpeshta mes tyre. Modeles 24-vjeçare i është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga transkriptet e tij të merren vesh të dhëna të tjera në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Redjan Rraja ditët para atentatit, momentin e ngjarjes dhe pas tij.

Redjan Rraja u la në arrest me burg nga gjykata e Krimeve të Rënda, pasi në makinën e autorëve u gjetën gjurmët e tij të gishtërinjve. Vetë Rraja ka mohuar që të ketë qenë ai autori. Në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Rraja është i vetmi i arrestuar, ndërsa mendohet se është identifikuar edhe një person tjetër si i implikuar në atentatin e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit.



Skip to toolbar