Tensione në Komisionin e Medias. Deputeti Gazment Bardhi dhe deputeti i Rithemelimit Flamur Noka kanë bllokuar punimet e komisionit, ndërsa kanë ndezur në sallë dhe një zhurmues.
Bardhi dhe Noka janë përplasur ashpër më dy koleget e tyre të Partisë Demokratike, Flutura Açkën dhe me Merita Bakiun.
Flutura Açka: Gaz Bardhi unë të kam kërkuar..
Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë e bandave të Suel Celës dhe bandave të Elbasanit. Mos shkel mbi votat e demokratëve dhe të opozitarëve Fike mikrofonin Flutura. Ngri zërin për të drejtat e opozitës.
Flutura Açka: Kjo është mbledhja e parë e sesionit 2024. I uroj një vit të mbarë. Jemi të detyruar kolegë … Më lër
Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë
Flutura Açka: Ulu të flasim bashkë për këtë çështje
Gazment Bardhi: Ngri zërin për komisionet hetimore dhe të drejtat e opozitës
Flutura Açka: Më lër, ulu ta drejtojmë bashkë. E të flasim dhe për këto cështje
Noka: Je me votat tona këtu. Je duke i shërbyer edi ramës. Po i shërben Edi Ramës, turp