Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi, thotë se nuk e mbështet mbajtjen e një konference ndërkombëtare për situatën në Kosovë.
Ai tha se kjo konferencë do merrej më çështjet e sigurisë, dhe kjo do të krijonte shteg për të krijuar procese paralele me dialogun.
Ai theksoi se në çështjet negociatore duhet të respektohet hierarkia.
“Duhet shkuar hap pas hapi, me një procedurë, e cila kërkon një lloj respektimi të hierarkisë negociatore. Në përvojën time modeste të negociatave, unë mendoj se bëhet gabim kur thuhet një konference ndërkombëtare në këtë momentet, se konferenca do merret me çështjet e sigurisë, dhe njëra prej arsyeve të veprimeve paraushtarake mund të ketë qenë për të krijuar një proces paralel”, tha ai.
Në lidhje me emisionin “Real Story”, Surroi shtoi se ndërhyrja me formacione paraushtarake në Banjskë duket se ka pasur për qëllim të krijojë një procesi të ri negociator, duke kapërcyer kornizën e planit franko-gjerman.
“Gjendja e tanishme duhet të fillojë prej të dielës. Tregoi e kemi pasur një ndërhyje e një formacioni paraushtarak. Qëllimi nuk ka qenë vetëm veprime të armatosur, por përmes tij të krijohet një proces i ri negociator, i cili kapërcen kornizën e procesit negociator franko-gjerman”, tha Surroi.
Ai theksoi se problemi qëndron, se Serbia është ajo që ka hequr dhe i ka bërë bisht planit franko-gjerman dhe jo Kosova.
“Plani franko-gjerman qëndron dhe Kosova nuk ka hequr dorë, Nuk ka qenë Kosova ajo që ka refuzuar, por nga ky plan ka ikur Serbia”, theksoi ai.