Tensionet Rusi-Ukrainë, Blinken: SHBA e gatshme të përfshihet në dialog !

BOTA


Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shprehur gatishmërinë e SHBA, për t’u përfshirë në dialogun mes Rusisë dhe Ukrainës, për tensionet e regjistruara në kufi.

Blinken thekson se janë plotësisht të përkushtuar e koordinuar me aleatët e partnerët, përfshirë edhe BE, për të gjitha diskutimet e të gjithë formave.


“Diplomacia është e vetmja mënyrë e përgjegjshme për zgjidhjen e kësaj krize. Ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut reciprok e kuptimplotë me Rusinë, ashtu siç jemi plotësisht të përkushtuar për t’u konsultuar dhe koordinuar me aleatët dhe partnerët tanë – përfshirë Bashkimin Europian – në të gjitha diskutimet tona të të gjitha formave”, tha Blinken.




Skip to toolbar