Tentoi të thyejë kutinë e votimit, pranga 66-vjeçari

AKTUALITET


Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz, pasi ka grisur fletën e votimit dhe më pas ka tentuar të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit.

Policia tha se i arrestuari është Astrit Çuçka, i cili akuzohet për “Dëmtim me dashje të materialit zgjedhor”. Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, pranë qendrës së votimit nr. 1567 në Kamëz. Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm.

Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.



Skip to toolbar