Administrata e Presidencës në punë, Meta provokon me foto nga pishina

Më të fundit


Presidenti Meta ka nxjerrë një urdhër të brendshëm që të gjithë punonjësit e administratës së Presidencës të jenë në punë ditën e diel nga ora 07:00 e mëngjesit, megjithëse zyrtarisht e ka mohuar, madje duke provokuar me një foto nga pishinat në Tiranë.

Informacioni për urdhrin bëhet i ditur për realstory.al nga burimet pranë presidencës, të cilat shpjegojnë se urdhri u është bërë i ditur punonjësve ditën e shtunë. Disa punonjës u kontaktuan nga realstory.al dhe e konfirmuan se ndodhen në punë të dielën që në orën 07:00 të mëngjesit deri në orën 19:00.

Për këtë arsye, gazetarët e realstory.al pyetën zyrtarisht edhe pranë presidencës për këtë urdhër, por këshilltari për mediat i Presidentit, Tedi Blushi, e mohoi një urdhër të tillë. Madje, Meta, vetëm pak minuta pasi presidenca u pyet për urdhrin e Presidentit, ka postuar një foto në rrjetet sociale, bashkë me këshilltarin e tij, Tedi Blushi, duke u shprehur “Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të diel historike plot diell dhe muzikë”, duke i dhënë përgjigje kështu edhe asaj që shkroi të shtunën, duke iu drejtuar qytetarëve që secili të zgjedhë të bëjë ç’të dojë më 30 qershor.

Presidenti Meta e anuloi 30 qershorin me dekretin e datës 10 qershor, ndërkohë që 3 ditë para 30 qershorit nxori dekret se zgjedhjet vendore do të zhvillohen më 13 tetor, duke deklaruar se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2349755548404038/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAXp3aqwr2O9hyKOTDZua_qJBmn-maJEDuiYJnhd46CZ1bHFxb_JIIwHVa9EjkqbSSZPCkDRKk16TdE2hLBZYgf1uqwveNj1O7u_v_04Q6WUl6Y76ThJwBGxX4nMshFSUwLEwxA6GvtqSKhFcVFLbDui2-wYm1Q9F2Yi95sGq3OR2f97XLusAQbxecpfDGY2y3y_pIKTO0pBg8fkQPHlCgxjJE-eQX7Rvs5h90LVr8c5zjvi9fsBIpPL5oH6tFXGMUyiiTa5EUD8VCKpfrn2JJjmJumCrNNVG1Hr-UE4myvIveInDz24FUvarR1fsHWn7-wY70xP_VI16RUOWJQpsoP5iMr&__tn__=-R


Skip to toolbar