Tentojnë të spostojnë Rudina Hajdarin?

#NËRADAR


Deputeti Korab Lita, që vjen nga radhët e opozitës së djathtë në Kuvend, pretendon se është zgjedhur Kryetari i Grupit Parlamentar, që drejtohet nga Rudina Hajdari. Megjithatë, zëra pranë Rudina Hajdarit konfirmojnë indirekt se Lita ka pasur pretendime, porse zëvendësimi i Hajdarit është lajm i rremë.  “Grupi Parlamentar Demokrat në mbledhjen e tij të fundit, në funksion të organizimit të brendshëm bëri ndryshim në drejtimin e grupit. Personalisht, dua t`ju dërgoj një falënderim kolegëve të mi të Grupit Parlamentar për Vlerësimin dhe besimin që më dhanë për të drejtuar Grupin Demokrat”, shkruan Korab Lita në rrjetet sociale.

Më tej, Korab Lita shkruan se: “Detyra që më është besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat unë e shoh si një përgjegjësi e aspak privilegj sidomos në këtë situatë politike e institucionale ku ndodhet vendi ynë. Nëpërmjet jush dua të siguroj, dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, që të gjithë bashkë do jemi në lartësinë e duhur për të justifikuar besimin e dhënë”, shkruan Korab Lita.

Ai publikoi një foto nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Djathtë, ku shihen disa deputetë si Myslim Murrizi, Alban Zeneli apo Halit Valteri, por mungon Rudina Hajdari. A është kjo një krisje e deputetëve të djathtë në Kuvend, apo një lëvizje për riorganizimin e brendshëm të tyre? Ende nuk dihet.

Rudina Hajdari është një nga zërat më të fortë dhe më aktiv të opozitës në Kuvend kundër establishmentit politik në vend, majtas e djathtas. Megjithatë, për të sqaruar situatën e krijuar në Grupin Parlamentar të Deputetëve të Djathtë, pritet te ketë një deklaratë të nënkryetarit të Kuvendit dhe anëtar i këtij grupi parlamentar, Myslym Murrizi. /Realstory.al/



Skip to toolbar