Këshilli i Europës mërzit opozitën: “Zgjedhjet në 30 qershor”. Vëzhgimin ia “delegon” OSBE-ODIHR

Më të fundit


Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se janë tërhequr vëzhguesit e Këshillit të Europës (në fakt ishin vëshgues të Komitetit të Autonomisë Lokale, një organizëm vullnetar i atashuar pranë KiE),  solli një debat mes opozitës dhe mazhorancës për njohjen e zgjedhjeve, për standardet dhe për qëndrimin që po mban për 30 qershorin, organizmi i parë europian ku është anëtarësuar Shqipëria në vitin 1995. Por si gjithmonë në këtë krizë, ndërkombëtarët kanë vendosur të ndërhyjnë dhe të na thonë të vërtetën. Kryesisht sa herë flet PD.

Kështu ka ndodhur dhe kësaj radhe. Një ditë pasi me ton solemn nga Selia, Lulzim Basha e quajti tërheqje të Këshillit të Europës, ka ndërhyrë KiE, duke bënë pikat mbi i. Sipas Strasburgut, zgjedhjet do mbahen në 30 qershor dhe të gjitha palët duhet të bëjnë detyrimet dhe të respektojnë ligjin. Sa i përket vëzhguesve? Këshilli i Europës thotë se për këtë, ia ka deleguar besimin e saj Misionit të OSBE ODIHR.

Pra edhe ky argument që dukej i pari, së paku shqetësues për maxhorancën që këmbëngul në 30 qershorin, duket se bie. Lexoni më poshte deklaratën e plotë:

“Ne po e ndjekim me vëmendje situatën para zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje dhe po ashtu në përputhje me legjislacionin kombëtar. Në këtë kontest, ne duam të rikujtojmë se Këshilli i Evropës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka dërguar një mision për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri”, deklaron KiE.



Skip to toolbar