Tërmet Peçi u dorëhoq për t’u bërë deputet, emërohet kryetarja e bashkisë Tepelenë

AKTUALITET


Julinda Karteri është emëruar kryetare e komanduar e Bashkisë Tepelenë. Ajo do të zëvendësojë Tërmet Peçin, një ditë pas dorëheqjes së tij.

Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, dha dorëheqjen nga posti një ditë më parë. Vendimin e konfirmoi vetë, në një komunikim për A2 CNN.

Peçi, i cili mban postin e qytetarit të parë të Tepelenës prej vitit 2011, do të jetë gjithashtu kandidat i PS për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Të martën edhe kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, dha dorëheqjen nga posti, pasi do të kandidojë për PS-në në Dibër.

Listat për kandidatët për deputet duhet të dorëzohen të mërkurën para mesnate në KQZ



Skip to toolbar