Tërmeti 5.2 ballë trondit vendin, epiqendra në detin Adriatik

AKTUALITET


Një lëkundje tjetër e fortë tërmeti tronditi vendin pasditen e kësaj të mërkure. Sipas IGJEUM lëkundja ishte rreth 5.2 ballë, një nga më të fuqishmit që prej asaj të së martës që tronditi vendin. Lëkundja ndodhi gjatë kohës që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte duke folur në Thumanë.

Ndërkohë, epiqendra e tërmetit ka qenë përsëri në detin Adriatik. Pas lëkundjes qytetarët kanë dalë përsëri në rrugë për shkak të panikut. Ndërkohë Ministria e Mborjtjes raportoi se janë ndërprerë të gjitha operacionet e shpëtimit për trupat e personave që ndodhen nën rrënoja në Durrës dhe Thumanë. Ende nuk dihet nëse tërmeti i pasdites së sotme ka shkaktuar dëme.


vijon…




Skip to toolbar