Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur Kaliforninë e Jugut gjatë kohës që të gjithë ishin duke festuar 4 Korrikun. Tërmeti i fortë la pas shumë dëmtime materiale, ku në disa vende pasi çarje të rrugës, dëmtim të ndërtesave, rrëshqitje të shkëmbinjve por edhe shpërthim të zjarrit.
Sipas Studimit Gjeologjik të SHBA , tërmeti ishte 11 milje nga Ridgecrest, Kaliforni dhe në një thellësi prej 5.4 milje dhe lëkundje zgjatën disa sekonda. Lëkundjet u ndjenë nga Los Angeles deri në Las Vegas.
Ekipet e emergjencës kanë deklaruar se ka pasur incidente të shumta dhe është kërkuar ndihma mjekësore, por fatmirësisht deri tani nuk raportohet ende për viktima.
Të paktën katër tronditje të mëdha janë regjistruar pasi tij, me magnitudë 4.7, 3.5, 3.8 dhe 4.2 .