Një pjesë e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit kanë filluar të sistemohen dhe strehohen në hotele në Durrës pas marrëveshjes së nënshkruar me qeverinë.
Kryeministri Edi Rama ishte në një nga hotelet që janë sistemuar banorët në Durrës dhe takoi disa prej tyre, ku u garantoi mbështetjen e qeverisë për ndërtimin e banesave. Rama tha se qeveria do i mbështes ata për të marrë një shtëpi të re, por deri atëherë duhet të qëndrojnë në hotele.
Gjatë takimeve, kryeministri Rama bëri disa batuta me banorët duke thënë se ‘Socialistë, komuniste, demokratë jemi të gjithë bashkë tani njëlloj’.