Tërmeti me magnitudë 4.7, dëme në shumë objekte në Pukë

AKTUALITET


Tërmeti i mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar dëme në shumë objekte në Pukë. Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar plasaritje në godinën e spitalit të Pukës dhe po kështu janë plasaritur dhe disa pallate.

Dëmtime nga lëkundjet sizmike raportohen edhe në oxhakët e pallateve, por nuk dihen ende dëmet që mund të jenë shkaktuar në banesa private në fshatrat e Pukës. Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter e kishte epiqendrën në fshatin Lumbardhë të Bashkisë së Fushë-Arrësit.

Lëkundjet sizmike kane vijuar edhe gjatë natës pas asaj më të fuqishme të orës 22:37.



Skip to toolbar