Tërmeti, Shoqata Shqiptare e Bankave dhuron 200 mijë euro për të prekurit

AKTUALITET


Shoqata Shqiptare e Bankave dhuron 200 mijë Euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, duke depozituar shumën në llogarinë speciale të hapur dhe administruar nga Qeveria shqiptare

Kjo shumë është veçmas nga të gjitha kontributet e tjera të kryera nga anëtarët individualë të shoqatës bazuar në rregullat dhe politikat e tyre.

Shoqata ka pranuar vullnetin e fortë të anëtarëve të saj për të zbatuar një numër masash, bazuar rast pas rasti, me qëllim mbështetjen e të gjithë huamarrësve që janë dëmtuar nga tërmeti.

Për këtë qëllim, shoqata inkurajon të gjitha palët e interesuara të kontaktojnë Bankën e tyre për të marrë informacion dhe udhëzime. Në të njëjtën kohë, shoqata do të punojë me institucionet përkatëse dhe rregullatorët për t’u siguruar që përfituesit e masave të përmendura nuk do të jenë subjekt i ndonjë ndryshimi në klasifikimin e tyre të ecurisë së shlyerjes së kredisë.

Shoqata kujton se, që nga fillimi i urgjencës, të gjitha Bankat kanë hequr dorë nga tarifat dhe komisionet e aplikuara për transaksionin financiar vendas dhe ndërkombëtar,  për transferimin e fondeve në favor të viktimave të tërmetit.



Skip to toolbar