Tërmeti i fuqishëm, me magnitudë 6.8 i shkallës righter që goditi Turqinë, i njëjtë me atë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, nga momenti në moment po rrit bilancin tragjik me humbje jete dhe të plagosur nga lëkundjet e forta të tokës. Kjo ka sjellë dhe reagimin e autoriteteve shqiptare, ku të parët që kanë shprehur solidaritetin janë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri në detyrë Behgjet Pacolli.
“Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të të plagosurve nga tërmeti që goditi Elazig. Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi qëndrojmë pranë njerëzve dhe qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, shprehet Thaçi. Po ashtu, gatishmërinë e forcave për operacionin e kërkim-shpëtimit e ka shprehur dhe Behgjet Pacolli.
Nga autoritetet e Shqipërisë deri tani ka reaguar ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj. Thellësisht të shqetësuar për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente të vështira ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë”, shprehet Cakaj në Twitter.