Rama, për tërmetin e Turqisë: E trishtueshme, jemi pranë popullit turk

AKTUALITET


Kryeministri i Shqipërisë është solidarizuar me dhimbjen e popullit turk për tërmetin e rëndë që deri në mesnatë numri i viktimave ka shkuar në 18 persona dhe mbi 400 persona të plagosur. Me një mesazh në Tëitter, kryeministri Rama ka mbështetur popullin dhe Presidentin e Turqisë, duke u lutur që ata të gjejnë forcën për të përballuar këtë tragjedi natyrore.

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Erdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, shprehet Rama në mesazhin e tij.


Po ashtu, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit tragjik në të rënë në Turqi ku la pas disa viktima. Xhaçka kujton solidaritetin dhe ndihmën e popullit turk kur Shqipëria po kalonte të njëjtën situatë tragjedie ndërsa për situatën e ka cilësuar si të tmerrshme.

“Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie. Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme”, shkruan ministrja Xhaçka.




Skip to toolbar