Bilanc lufte nga tërmeti në Turqi e Siri, shkon mbi 1800 numri i viktimave

BOTA


Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 1.800 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.

Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.


Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Numri i personave që kanë vdekur në Siri  si pasojë e tërmetit të mëngjesit të sotëm ka shkuar në 783, sipas shifrave të cituara nga agjencia e lajmeve AFP. Kjo shënon një rritje të konsiderueshme duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në Siri dhe Turqi në rreth 2,000.

Numri i të vdekurve në Turqi është rritur gjithashtu në më shumë se 1,000.




Skip to toolbar