Tersi i Metës, Dvorani kryeson procesin për ankesën e LSI

Më të fundit


Është hedhur sot në Apelin Administrativ ankesa e LSI-së për vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me karantinë dy-javore të emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Greqia.

Mësohet se kryesues i trupës gjyqtare që do të shqyrtojë ankimimin e LSI-së është Ardian Dvorani.


Më 20 prill Lëvizja Socialiste në Integrim dorëzoi në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, LSI thekson se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën. Sot Gjykata Administrative shpalli mos-kompetencën për ankimimin e LSI, duke ia kaluar kështu Apelit.




Skip to toolbar