Testi para Euro 2024, Shqipëria luan miqësoren e parë në mbrëmjen e kësaj së hëne

KOMBËTARE


Shqipëria do të marrë pjesë për herë të dytë në historinë e saj në Kampionatin Europian, turne e i cili fillon më datë 14 qershor dhe do të mbahet në Gjermani. Kombëtarja jonë ndodhet në grupin B, i cili konsiderohet një nga grupet më të fortë të Euro 2024, me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Megjithatë, djemtë e besuar nga Sylvinho nuk do të dorëzohen dhe këtë të hënë mbrëma, kanë testin e parë miqësor, sfidë e cila do të luhet në Hungari me fillim në orën 20:00 përballë Lihtenshtejn.


Formacioni i mbrëmjes për kuqezinjtë pritet të ketë disa ndryshime, me Sylvinho i cili tha në konferencën për shtyp para sfidës se në fushë do të hedhë lojtarët që kanë luajtur më pak.

Pas kësaj miqësore, kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe testin e dytë miqësor ndaj Azerbajxhanit me datë 7 qershor për t’u përgatitur më pas për Europianin që do ta hapin ndaj Italisë më datë 15 qershor.




Skip to toolbar