Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhashë kontributin tim

Më të fundit


“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lidhur me vajtjen e tij në SPAK, një javë më parë, ku qëndroi për rreth 8 orë.

Për gazetarin Sokol Balla në ‘Real Story’ , Veliaj sqaroi pse iu drejtua me termin ‘kolegë’, hetuesve të SPAK, ndërsa theksoi se atje pa një institucion profesionist me njerëz të përgatitur.


“Pata mundësinë që të komunikonim si person në dijeni. Kryetari i bashkisë, patjetër që është në dijeni. Isha në dijeni të projektit të vjetër të Tiranës me Bankën Botërore dhe IFC, siç isha në dijeni të projektit të ri që erdhi nga një kërkesë e pa kërkuar, siç jam edhe në dijeni cila është diferenca mes të dyjave. Kështu që, në këtë aspekt nuk ishte reklamë për SPAK-un, se sa ishte një thirrje dhe një apel së pari për të ulur histerinë kolektive. Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Por si një person në dijeni, jo vetëm unë por kushdo tjetër ka dijeni për rrethanat, ka detyrim ligjor që të jetë bashkëpunëtor”- u shpreh ndër të tjera Veliaj.

Pjesë nga intervista:

Erion, javën e kaluar besoj që ka qenë një ditë që do e mbash mend, pasi le të themi drejtësia e re është një gjë që e duam të gjithë deri në ditën që ajo nuk vjen e troket te dera jonë dhe me thënë të vërtetën duhet të kenë qenë 8 orë të gjata ato përballë prokurorëve të SPAK.

Veliaj: Ishin dy djem, e di që pati një debat shumë të madh mbi quajtjen kolegë, por kush më njeh e kam përmendur edhe nëpër emisione të tjera, kolegë quaj edhe ata që pastrojnë. Pra, kush punon si shërbëtor publik është një punonjës i Republikës. Punon për misionin tonë të përbashkët që ky vend të shkojë përpara, ka qenë në këtë aspekt jo se kam një njohje të veçantë, ishte hera e parë. Por më dukej e ndershme që të reflektoja, pash një institucion profesionist. Pash njerëz të përgatitur dhe jo le të themi me atë shkujdesjen që ne tipikisht mendojmë se funksionon nëpër institucione. Pash njerëz që dinin kontentin e asaj që po flisnim. Dhe pata mundësinë që të komunikonim si person në dijeni. Kryetari i bashkisë, patjetër që është në dijeni. Isha në dijeni të projektit të vjetër të Tiranës me Bankën Botërore dhe IFC, siç isha në dijeni të projektit të ri që erdhi nga një kërkesë e pa kërkuar, siç jam edhe në dijeni cila është diferenca mes të dyjave. Kështu që, në këtë aspekt nuk ishte reklamë për SPAK-un, se sa ishte një thirrje dhe një apel së pari për të ulur histerinë kolektive. Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Por si një person në dijeni, jo vetëm unë por kushdo tjetër ka dijeni për rrethanat, ka detyrim ligjor që të jetë bashkëpunëtor dhe mbaj mend vetëm në intervistat tona të përbashkëta, mund ta kem thuajse në të gjitha intervistat e fundit, kam thënë kur të vijë dita mezi pres që edhe unë mezi pres të them të vërtetën time.

Megjithatë, është ndryshe kur ulesh aty përballë, kam përshtypjen…

Veliaj: Patjetër. Mënyra se si funksionon e vërteta është tamam si ajo loja me puzzle, secili ka atë copën e vet. Pa copëzat e secilit nuk krijohet e gjithë tabloja kështu që më vjen mirë që kontribuova me copëzën time dhe besoj kemi vendosur një raport, ku duke filluar nga Kryeministri, te socialisti më i ri që është bashkuar, ndihet krenar që është krijuar një institucion europian. Ndihet krenar që është krijuar një institucion i cili funksionon në bazë të fakteve, të pyetjeve, të rrethanave. Ka disa persona që kategorizohen ata që janë në akuzë. Ata që janë në hetim, të tjerët që kanë dijeni për rrethanat. Ky është një qytet që ka 1 mijë kantiere të hapura, ka një mijë debate. Jam i sigurt që teksa flasim, në një mijë tavolina po përmendemi. Ajo që mund të bëjmë është të flasim për atë që dimë ne që është e vërteta jonë. Ndaj edhe në këtë sens, besoj që legjitimiteti i SPAK vjen nga kontributi i gjithsecilit. Kur secili kontribuon, nëse ti te rruga ‘Murat Toptani’ që është rruga e bashkisë, thua rroftë SPAK-u dhe të vijojë punën dhe pastaj e njëjta çetë i njëjti grup, te rruga ‘Mustafa Matohiti’ te ballkoni atje thotë SPAK-u, atëherë këtu ka një problem, është një skizofreni që nuk funksionon se nuk  mund të jesh në tre rrugë të kesh tre opinione të ndryshme. Kështu që, për sa na përket ne dhe për sa i përket të gjithë kësaj energjie për drejtësinë e re, unë besoj se ia ka vlejtur. Ia ka vlejtur vota, mbështetja publike dhe ajo që u mundova të bëj atë ishte një kontribut modest në këtë mbështetje publike të një institucioni që i duhet dhënë shansi dhe mbështetja për të funksionuar.




Skip to toolbar