Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, si pasojë e rritjes së turmës në natën e parë të një festivali muzikor në Hjuston, Teksas.
Zyrtarët për emergjenca kanë thënë se paniku është rritur teksa turma është ngjeshur drejt skenës në Festivalin Astroworld të artistit Travis Scott.
Njëmbëdhjetë persona janë dërguar në spital me arrest kardiak dhe tetë kanë vdekur.
Rreth 300 persona janë duke u trajtuar për plagë të marra gjatë organizimit që ka tërhequr 50,000 mijë persona.
Politikanja lokale, Lina Hidalgo, e ka përshkruar ngjarjen si “natë jashtëzakonisht tragjike”. “Zemrat tona janë të thyera”, ka thënë ajo.
“Njerëzit shkojnë në organizime të tilla për të kaluar kohë të mira, për të krijuar kujtime – nuk është lloj organizimi ku prisni të keni viktima”.
Incidenti ka nisur në orën 21:15 të premten, ka thënë shefi i zjarrfikësve në Hjuston, Samuel Pena.
“Turma ka nisur të shtypet drejt fillimit të skenës dhe njerëzit kanë qenë në panik”, u ka thënë ai gazetarëve.
Organizatorët kanë ndalur koncertin kur është parë që shumë persona janë plagosur.