Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dorëzuar në Kuvend kërkesën me emrin e tij, për kryetar të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Kërkesa është lexuar në Kuvend nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla.
Në momentin që kërkesa është lexuar kërkesa në Kuvend ka pasur ovacione edhe nga deputetët e opozitës që nuk e mbështesin Bashën.
Në fjalën e tij para sesionit të ri parlamentar, Basha tha se këtë detyrë do ta delegojë te një nga nënkryetarët.
Gjithësesi PD-ja zyrtare deri më tani ka vetëm kryetarin dhe asnjë nënkryetar .