Thaçi shpërndan parlamentin: Së shpejti data e zgjedhjeve

KOSOVA


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar të hënën shpërndarjen e Parlamentit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi deklaroi se do të zhvillojë konsultime me partitë politike dhe se shpejti do të komunikojë datën për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës së VI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do të vendos së shpejti për datën e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Ky është edhe një test shtesë për forcimin e demokracisë në Kosovës, të cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses” shkruan Thaçi.


Me 89 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan me 22 gusht për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Propozimi i deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit erdhi pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik, pasi që të njëjtën ditë kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë…

Gepostet von Hashim Thaçi am Montag, 26. August 2019



Skip to toolbar