“The Associated Press” shuplakë Presidentit serb: Autokrat pro rus e pro kinez

BOTA


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, hapi ‘zjarr’ ndaj bllokut europian pas raportit të Parlamentit Europian në të cilin i kërkohet të luftoj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të punohet drejt sundimit të ligjit nëse dëshiron t’i bashkëngjitet Bashkimit Europian ka raportuar agjencia e lajmeve “The Associated Press”.

“Vuçiç me një gjuhë ekstreme, jo diplomatike tha se raporti është ‘rrenë e zhveshur’, dhe se eurodeputetët janë ‘të humbur në kohë dhe hapësirë’”.


Kur ishte pyetur nëse raporti i miratuar të enjten nga Parlamenti Europian, mund të ngadalësojë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian me presion ndaj këtij shteti të pranojë pavarësinë e Kosovës, Vuçiç me “sarkazëm” kishte thënë se “nuk e zë gjumi nga frika”.

AP shkruan se megjithëse se Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në BE, ky shtet është nën pushtetin në rritje autokratik të Vuçiç që po ndërton lidhje më të afërta me Kinën e Rusinë.

Kjo agjenci e lajmeve thotë se në raportin e Parlamentit Europian është vërejtur përkeqësim i lirisë së mediave në Serbia dhe rritje e gjuhës së urrejtjes dhe frikësimit të opozitës, intelektualëve të pavarur, organizatave jo qeveritare dhe gazetarëve.

AP kujton se para se partia populiste e Vuçiç të vinte në pushtet më 2012-ën ai ishte “ultranacionalist që po ashtu ishte ministër i informimit në kohën e intervenimit të NATO më 1999-ën.

Kjo agjenci përkujton po ashtu se Serbia dhe aleatët e saj Rusia dhe Kina nuk e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur derisa SHBA dhe shumica e vendeve perëndimore po.




Skip to toolbar