Theresa May letër BE-së: Të shtyhet afati për Brexit

Më të fundit


Kryeministrja e Britanisë së Madhe i ka nisur një letër Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, përmes së cilës kërkon sërish shtyrje të afatit për Brexit.

Përmes kësaj letre, May kërkon të vonojë shkëputjen përfundimtare të Britanisë nga BE, deri në 30 qershor.


Ndërkohë që afati i fundit i vendosur ka qenë data 12 prill.

May ka thënë se do të përpiqet të sigurojë një marrëveshje për shkëputjen deri më 22 maj, dita e fundit përpara zgjedhjeve europiane, por pranon se Britania e Madhe do të futet në zgjedhje dhe do të zgjedhë anëtarët e saj në Parlamentin Europian, nëse ajo dështon në përpjekjen e saj të disatë.

Megjithatë mediat ndërkombëtarë i referohen burimeve nga BE kur shkruajnë se krerët e shteteve anëtare do ta refuzojnë kërkesën e May dhe datën 30 qershor dhe madje theksojnë se opsioni i vetëm është që May të pranojë një marrëveshje 1-vjeçare.




Skip to toolbar