Thirrje për sulme terroriste dhe mbështetje për ISIS, dënohet me mbi 3 vite burg Bledar Zeneli

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme dënoi sot me 5 vite burg Bledar Zenelin, i akuzuar për terrorizëm. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje me 1/3 uke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg.

Zeneli me profesion murator u arrestua më 2 gusht 2022, me urdhër të prokurorisë së Posaçme në bashkëpunim me antiterrorin pasi disa muaj më parë pasi përmes rrjeteve sociale bënte thirrje për sulme terroriste dhe mbështeste ISIS.

Zeneli publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm në rrjete sociale dhe aplikacioneve të ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”.

Zeneli u shpall fajtor për kryerjen e veprave penale të “Nxitjes thirrjes  dhe propagandës për  kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes  së urrejtjes  ose grindjeve“ parashikuar nga nenet  232/a dhe 265  te Kodit Penal.



Skip to toolbar